Eskili ky humbes i madh Buy on Amazon

https://www.ebooknetworking.net/books_detail-B00GZWBCMW.html

Eskili ky humbes i madh

PublisherOnufri

Book Details

Author(s)Ismail Kadare
PublisherOnufri
ISBN / ASINB00GZWBCMW
ISBN-13978B00GZWBCM2
Sales Rank337,243
MarketplaceUnited States  🇺🇸

Description

Kur në një ditë tetori, në një nga ato ditë të tetorit që duket se janë krijuar enkas për të rilexuar diçka të rrallë, nga rafti i bibliotekës tërheq një libër të Eskilit, ti e kupton menjëherë nëse e ke gjetur ose jo ditën e përshtatshme për këtë gjë. Sepse Eskili është nga ata krijues që nuk i shkon secilës ditë. Ai kërkon një disponim të veçantë. Dhe kjo për arsyen e thjeshtë se ti e njeh atë qysh nga rinia e hershme, e ke bërë në shkollë, ke dëgjuar për të në emisionet e kulturës në TV, etj., shkurt, nuk ke asnjë kureshtje për të, kështu që leximi i tij ose, më saktë, rileximi i tij përbën vetvetiu një "akt të zgjedhur".
Në të vërtetë, fjalët "leximi" ose "rileximi" në këtë rast ngjajnë te pasakta. Shfletimi i librit të tij me tepër se lexim është një meditim, madje gjatë kohës se leximit do të ishte e natyrshme që më shumë se i hapur libri të qëndronte i mbyllur. Por dihet se për një gjë të tillë duhet një gjendje e veçantë shpirtërore, e cila nuk krijohet kollaj dhe në çdo kohë.
Dhe ne qoftes se ti e kupton se dita nuk është e përshtatshme, atëherë është mire ta vesh përsëri ne raft librin dhe te presësh një ditë tjetër. Këto janë disa shënime për Eskilin të hedhura në kohë të ndryshme. Prej interesit që zgjojnë, mund të gjykohet se sa të përshtatshme ose jo kanë qënë ditët kur ato janë shkruar.

More Books by Ismail Kadare

Donate to EbookNetworking
Prev
Next