Vepra 5
Book Details
Author(s)Ismail Kadare
PublisherOnufri
ISBN / ASINB00HIMHKXS
ISBN-13978B00HIMHKX2
Sales Rank1,566,023
MarketplaceUnited States 🇺🇸
Description
Romani "Dimri i vetmisë së madhe" u shkrua më 1971, për t'u botuar një vit më pas. Ai duhej të ishte libri i dytë i triptikut "Koha e grindjes", një sagë bashkëkohore mbi tre acarimet e Shqipërisë komuniste me ish-aleatët e saj, komunistët jugosllavë, më pas me ata sovjetikë e së fundi me maoistët kinezë. Libri i parë, grindja me jugosllavët, nuk u shkrua asnjëherë, kurse i treti, "Koncert në fund të stinës", i ndaluar për një kohë të gjatë, u botua pak kohë para rënies së komunizmit. I pritur keq prej kritikës zyrtare, "Dimri i vetmisë së madhe", nuk u lejua të ribotohet, veç pas një rishikimi të autorit, në vitin 1978, nën titullin e ndryshuar "Dimri i madh". Versioni i tanishëm është kryesisht kthim te botimi i parë. Disa retushe artistike, që autorit i janë dukur të vlefshme, janë ruajtur nga botimi i dytë. Ndryshime të natyrës politike nuk ka.










