Hamleti, princi i veshtire
Book Details
Author(s)Ismail Kadare
PublisherOnufri
ISBN / ASINB00GZRZFT8
ISBN-13978B00GZRZFT2
Sales Rank1,027,378
MarketplaceUnited States 🇺🇸
Description
HAMLETI, version SHQIPTAR
Pas “Eskilit, ky humbës i madh†(Fayard, 1988) dhe “Dantes së pashmangshëm†(Fayard, 2006), Ismail Kadare, humbësi i madh i pashmangshëm i çmimit “Nobel†të letërsisë (2007-ta, a do të jetë më në fund viti i tij?), propozon një studim të Shekspirit, “Hamleti, princi i vështirëâ€. Hamleti është një Orest jogrek: ai nuk do të vrasë nënën për t’u hakmarrë për babain e vet. Nga ana tjetër, ndryshe nga pararendësi i tij helen, ai duhet të stërvitë dorën përpara se t’i marrë jetën xhaxhait të tij, “u bën gropënâ€, ashtu siç shkruan bukur shkrimtari shqiptar, Polonit, Laertit, Gildensternit dhe Rozenkrancit. Hamleti nuk ka motër që ta nxisë, prandaj dhe i duhen pesë akte për të kaluar në veprim. Ëndërrimi i tij mbi vdekjen (Akti III, skena e parë) ka qenë studiuar shumë në bibliotekën e burgut të Fresnes-it, sidomos në vitin 1945, kur pati të dënuar me vdekje disi të kulturuar.Libri më i bukur i Kadaresë, ndoshta një prej librave më të bukur të letërsisë botërore, “Kush e solli Doruntinën†(Fayard, 1986), i frymëzuar prej një legjende të vjetër shqiptare, nuk është i tij, në atë kuptim që nuk është i Shekspirit “Hamletiâ€, i frymëzuar prej një legjende të vjetër daneze. Saxo Grammaticus-i, kronikëshkrues danez i shekullit të trembëdhjetë, e ka treguar te “Gesta Danorum†(“Përmbledhje poemash danezeâ€). Historia, sipas Grammaticus-it, do të jetë zhvilluar në shekullin e dytë pas Krishtit. “E ndodhur rreth një mijë vite më parë, pra, nënvizon Kadareja, aty rreth shekullit të dytë, ngjarja e ‘Hamletit’ është jo shumë larg asaj të Krishtit. Gjithsesi, ajo është shumë më pranë teatrit antik grek, sesa ‘Globus’-it të Londrës, ku u shfaq për herë të parë, në natën e shenjtë për artin, më 26 qershor 1602.â€
A është Hamleti një bir i mirë, i çmendur prej vrasjes së atit të tij, apo një bir i keq, i bërë i mirë për të njëjtën arsye? Është gjithashtu ai që i vjedhin kurorën. Një arsye e shkëlqyer për të lajthitur. Hamleti u pëlqeu shumë kritikëve letrarë të shekullit njëzet. Ishte mbinjeriu i Niçes me shqetësimet e Frojdit. Ai inaguron erën e famshme të dyshimit. Kundërshtues i martesës borgjeze, ashtu si “I huaji†i Kamy-së. Është njeriu pa baba i pasviteve 1914-1918, ku baballarët u vranë, dhe i pasviteve 1935-1945, ku ata u poshtëruan. I vetmuar si një diamant gjaku.
“Hamleti†është një vepër mbi hakmarrjen, një prej arsyeve të suksesit të saj botëror, sidomos në Ballkan, ku hakmerren nga stërgjyshi te stërnipi. Kadaresë nuk i besohet akoma që me dhjetëra vende europiane u lidhën, në vitin 1999, për t’u hakmarrë për shqiptarët e Kosovës ndaj serbëve, “armiqtë e tyre shekullorëâ€. Pas kapitullimit të Millosheviçit, në Prishtinë vihet në skenë “Hamletiâ€. “Natën e premierës, teatri i Prishtinës ishte plot. Përbri njëri-tjetrit kishin zënë vend në sallë shqiptarë të zymtë, serbë të strukur, zyrtarë të lartë të OKB-së, të Këshillit të Europës, oficerë të NATO-s, përfaqësues të Amnesty International, të OSBE-së, të Bankës Botërore...â€
Atmosferë që ngjan me një subjekt romani.
Patrick Besson*
5 shtator 2007