Unaza Amerikane Buy on Amazon

https://www.ebooknetworking.net/books_detail-B00SSFWSEU.html

Unaza Amerikane

Book Details

Author(s)Xhoxhi Cama
ISBN / ASINB00SSFWSEU
ISBN-13978B00SSFWSE2
MarketplaceIndia  🇮🇳

Description

Zanafilla e kësaj historie është pushkatimi nga bashkë-luftëtarët e tij dhe zhdukja pa lënë gjurmë e një njeriu patriot e punëtor, kockat e të cilit ende nuk dihet se ku ndodhen.
Ngjarjet i përkasin periudhës së diktaturës komuniste në Shqipëri. Ajo fillon me gëzime e shpresë dhe përfundon me dhimbje e zhgënjim, ashtu si vetë jeta në atë periudhë.
Arturi ishte rritur jetim, pasi ia ati i tij Aleksi, një patriot e njeri i ndershëm, pasi ishte kthyer nga emigracioni në Amerikë, u vra gjatë luftës pabesisht në rrethana të paqarta.
Ai u njoh me Valentinën në një mbrëmje vallëzimi të organizuar nga studentëet në fund të vitit shkollor. I ati i saj Selfo, kishte marrë pjesë në luftën partizane, ishte anëtar i Partisë Komuniste dhe punonte jashtë shtetit në ambasadë.
Pasi e njohën mirë njeri tjetrin ata u dashuruan dhe filluan të mendojnë për një të arthme të gjatë dhe të lumtur. Valentina ëndërronte ditën kur do të mbante në gisht një unazë të mahnitshme të ardhur prej përtej detit, të cilën i ati e mbante prej vitesh të fshehur në sirtar.
Atyre nuk u shkonte ndër mend se ajo unazë do të bëhej shkak për të nxjerrë në dritë të vërteta të hidhura, të fshehura thellë si thesaret e pirateve.
Donate to EbookNetworking
Prev
Next